INTRO VIDEO RRETH JAHA COMPANY

Jaha Company SH.P.K  është kompani e themeluar në vitin 1999 dhe operon në territorin e Kosovës, Shqipërisë si dhe në vende të ndryshme Evropiane.

Jaha Company ka staf menaxhues të kualifikuar. Aktualishtë, ka më shumë se   600 punëtorë, plus 100 punëtorë shtesë gjatë sezonës. Ka qarkullim vjetorë më shumë se 30 milion Euro.
Ne zgjedhim punëtorët më të mirë, ne ndërtojmë besim në mes ekipeve, kemi diskutime të hapura, dhe mbështesim vizionin dhe idejat e reja dhe kryejm punë të mrekullueshme ekipore. Ne fokusohemi në teknologji të cilat i përmirësojnë  aftësitë tona për të prodhuar finalizimin më të mirë të projekteve.

Ne shikojmë përpara, duke shfaqur integritet dhe duke përdorur fakte fakte për ato që i flasim. Ne krijojmë ambient pozitivë për ndryshime pozitive duke u mbështetur në bashkpunim dhe besim. Ne pranojmë përgjegjësinë për angazhimet tona dhe presim që rezultatet të jenë të panumërushme.

JAHA Company ISO 9001:2015 – Certifikata

ÇKA NE BËJM

Aktivitetet kryesore të kompanisë janë:

Prodhimi i materialeve shpërthyese industriale
Makineri mobile për prodhimin e produktit Anfo-Kos i liçencuar nga the BAM Berlin institute

Shpimi
Përdorimi i makinave shpuese më të avancuara, si: Furukawa – Japoni, Montabert-Francë/Gjermani, Sandvik-Finlandë etj…

Minimi
Ekipe të specializuara me përvojë të jashtëzakonshme, të vlersuara lartë nga kontraktorët tonë më të mëdhenj, konzorciumi Bechtel-Enka.

Prodhimi i Betonit
Betoniera të vendosura në pika strategjike në dy pjesët e kryeqytetit. Njëra e lokalizuara në zonën e Aeroportit dhe tjetra në veri të Prishtinës në Besi, ashtu sikurse instalimi dhe përdorimi i teknologjisë më të avansuar garantojnë në kualitetin e betonit.

Ndërtimi i Lartë 

Në bashkpunim me partnerin tonë të përhershëm AK CON i cili operon në Kosovë, Shqipëri, Kazakistan etj…

• Fabrika Solare

Ne kemi hapur fabrikën e parë për prodhimin e Paneleve Solare në Kosovë dhe regjion.

• Industria e Ushqimit

Në bashkëpunim me Investitor gjerman ne kemi hapur fabrikën e ushqimit “JAHA Foods”.

EKIPI JONË

Fadil Hoxha

Pronarë

Fadil Hoxha është themelues i Jaha Company Sh.p.k., ai me aftësitë e tij të shkëlqyeshme ka arritur që të ndërtojë Jaha Company, njërën nga kompanitë më të fuqishme në Kosovë.

Jahir Hoxha

Drejtor Gjeneral

Ai ka arritur të menaxhoj shkëlqyshëm kompaninë për vite të tëra dhe është njëri nga personat më meritor për suksesin e kompanisë.